Incidenti mes qytetarëve, Nokës dhe Vokshit, Spiropali viziton Vorën: Uroj që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka udhëtuar drejt Vorës pas përplasjeve të fundit mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Albana Vokshi. Incidenti ka shpërthyer gjatë një debati mes tyre, ku Noka ka pretenduar se qytetarët që kishin votuar për Partinë Socialiste ishin paguar për këtë veprim, një akuzë që ka ndezur reagime të ashpra nga qytetarët, të cilët e kanë quajtur atë mashtrues.

Përplasja verbale ka degraduar në ofendime të rënda mes palëve, dhe një qytetar ka akuzuar Nokën se kishte dërguar njerëz në shtëpinë e tij. Ky incident ka shkaktuar tensione dhe shqetësim për sigurinë dhe integritetin e procesit zgjedhor.

Në reagimin e saj për mediat Spiropali ka theksuar se shpreson që kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të dalë me një deklaratë për të konfirmuar se kandidatët dhe grupet drejtuese politike nuk kanë të drejtë të ushtrojnë presion mbi vëzhguesit, komisionerët dhe zgjedhësit. “Uroj shumë që ato skena të shëmtuara të mos përsëriten,” tha Spiropali, duke dënuar çdo formë intimidimi dhe dhune në procesin zgjedhor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)