Banori i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, është rikthyer në shtëpi pas një pauze të shkurtër për t’u trajtuar nga mjekët, pasi pësoi një incident gjatë dasmës së improvizuar të Jozit dhe Loredanës.
Gjatë festës, Gerta i hodhi alkool në sy Gjestit, gjë që e detyroi atë të largohej për disa orë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Pas trajtimit, ai është rikthyer në shtëpi dhe duket se gjendja e tij është përmirësuar.
Nga ana e saj, Gerta ka pranuar se veprimi ishte i qëllimshëm dhe se e ka bërë këtë dy herë. Tani mbetet për t’u parë se çfarë vendimi do të marrë “Vëllai i Madh” lidhur me këtë incident dhe si do të ndikojë kjo situatë në dinamikën e lojës.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ