Incidentet, digjen kutitë e votimit në SHBA, hetime nga autoritetet dhe FBI
Të paktën 66 punëtorë sezonalë janë punësuar për të monitoruar kutitë e votimit në kontenë Clark, shteti i Uashingtonit.
E gjithë kjo pasi një kuti votimi e përdorur për mbledhjen e votave të parakohshme në shtetin e Uashingtonit u dogj ndërsa dyshohet se kjo është bërë qëllimshëm, sipas policisë lokale.
Departamenti i Policisë së Vancuverit tha se iu përgjigj një sulmi me zjarr në orët e para të mëngjesit dhe hoqi një “pajisje të dyshimtë” të vendosur pranë kutisë së votimit.
Pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet duke dalë tym prej kutive ndërsa janë djegur shumë fletë të votimit, shkruan cnn.
Incidenti ishte më i fundit në një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete amerikane. Theksojmë se autoritetet amerikane si dhe FBI-ja ka nisur tashmë hetimet rreth këtyre rasteve.
This is what Trump has brought to America. Mail Ballot drop boxes are now getting set on fire to erase people’s votes. Defeat Fascism or Fascism will defeat democracy. #Vote #VoteHarrisWalz2024 pic.twitter.com/5PTFJN8rHP
— ዳኘው (@fitawerari_) October 28, 2024