Incident në tubimin e Vetëvendosjes në Skënderaj: Hidhen mjete piroteknike ndaj Kurtit, brohoritet “O Albin hajni”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përballur me një incident gjatë një tubimi elektoral të Vetëvendosjes në Skënderaj. Teksa po hynte në sallën ku do të zhvillohej aktiviteti, drejt tij u hodhën fishekzjarre dhe mjete të tjera piroteknike.
Sigurimi i kryeministrit reagoi menjëherë duke e mbuluar Kurtin dhe deputetët e tjerë të Vetëvendosjes me çadra, për të shmangur çdo rrezik. Incidenti shkaktoi tensione në vendngjarje, ndërsa disa persona brohorisnin parulla kundër Kurtit, si: “Na jena PDK, Thaçi-Thaçi” dhe “Albin hajni”.
Gjithashtu, në sfond u dëgjuan edhe thirrjet “Zdravo”, të lidhura me audio-incizimin e fundit të shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, dhe Milan Radoiçiç, një çështje që ka shkaktuar shumë polemika politike dhe mediatike.
Incidenti tregon rritjen e tensioneve politike në Kosovë, ndërsa partitë intensifikojnë aktivitetet e tyre gjatë fushatës zgjedhore.