Incident në Theth! Persona të paidentifikuar sulmojnë me molotov fadromat e IKMT-së

Një incident i rëndë është regjistruar këtë të enjte në Theth, gjatë operacionit të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Disa persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me molotovë fadromat e IKMT-së dhe urën në lagjen “Gjelaj”, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk raportohet për të lënduar.