Incident në Korçë/ Drejtuesi ndez cigaren në pikën e karburantit, shpërthen në flakë mjeti

Një incident ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Korçë-Bilisht. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti

Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit së bashku me të birin kanë hyrë në pikën e karburantit për të furnizuar mjetin e tyre me gaz, por në momentin që makina furnizohej drejtuesi ka ndezur një cigare duke shkaktuar shpërthimin e flakëve në mjet.

Kanë qenë persona e pranishëm, përfshirë dhe punonjësit e karburantit të cilët e kanë shtyrë mjetin në anën tjetër të rrugës duke e hedhur në kanal për të shmangur shpërthimin e karburantit.

Si pasojë e flakëve janë dëmtuar babë e bir, të cilët janë dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.