Inceneratori i Tiranës, kreu i SPAK: Kontrollet në banesën e Veliaj për të gjetur …
Kreu i Spak, Altin Dumani ka hedhur dritë mbi çështjen e inceneratorit të Tiranës, ku nën hetim është kryebashkiaku Erion Veliaj.
Për deklaratat e bëra nga Arben Ahmetaj për çështjen e tunelit të Llogarasë:
Dumani: Nuk mund të jap informacion për efekt hetimi.
Çështja e Erion Veliajt:
Dumani: Çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe nuk mund të bëj publike më shumë informacion. Ju keni raportuar për kontrolle, por ata janë mjete për kërkimin e provave.
Çështja e inceneratorit të Tiranës dhe se ku kanë shkuar paratë:
Dumani: Në momentin që është vendosur sekuestro, inceneratori i Tiranës është nën administrimin e shtetit. Administratori ka detyrimin ta menaxhojë, ai është personi përgjegjës për paratë. Për çështjen e sekuestrimit ka masa sigurimi, për ata që dyshohet se kanë përfituar nga ato fonde. Po ashtu, është duke u hetuar edhe për pjesën tjetër të parave.
Kallëzimet nga institucionet e tjera në SPAK:
Dumani: Ka institucione që lënë për të dëshiruar, por ne i kemi inkurajuar që të na furnizojnë me kallëzime, kur kanë dyshime për shkelje të ligjit.