Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e Kokës dhe të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar
Nis shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe krimit të organizuar për cështjen e inceneratorit të tiranës.
Gjykata pranoi kërkesën e 8 të pandehurve për zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimi të shkurtuar.
1) Lefter Koka
2) Bledar Karoli
3) Erjon Murataj
4) Taulant Tusha
5) Namik Simixhiu
6) Valbona Ballgjini
7) Sidita Kopliku
8) Jetmir Llapaj
Ndërsa të pandehurit e tjerë Etleva Kondi, Alba Thoma, Pëllumb Abeshi dhe Silena Tola kërkuan zhvillimin e procesit me procedurën e gjykimit të zakonshëm dhe ndajren e ccështjen dhe dërgimin e akteve në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë me juridiksion të përgjithshëm.
Spak kundërshton ndarjen e ccështjes dhe dërgimin e akteve në një gjykatë të juridiksionit të zakonshëm. Gjykata vendos veçimin e çështjes për shkak se këta të pandehur kanë kërkuar që të gjykohen me procedurën e gjykimi të zakonshëm.
12 të pandehurit akuzohen për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” e kryer në bashkpunim, sa i takon procedurës për dhënien e koncesionit për ndërtimin e inceneratorit të tiranës.
Gjatë hetimeve prokuroria e posaçme ka konstatuar një sërë parregullsish gjatë procedurës së ndjekur për dhënine e koncesionit dhe po ashtu ka dyshime se ish-funksionartët publik kanë bashkpunuar me Klodian Zoton për të bërë gati të gjitha dokumetat për të fituar koncesionin për rehabilitimin e landfillit dhe ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës.
Në seancën e radhës do të jepet pretenca për 8 të pandehurit. Spak do të relatoj konkluzionet përfundimtare ne datë 7 shkurt ora 13:00.