Inceneratori i Fierit/ GJKKO rrëzon kërkesën e Dervishajt dhe Merdanit

Gjykata e Posaçme, u tërhoq për kërkesën e gjykimit të shkurtuar për inceneratorin e Fierit, teksa gjatë seancës togat e zeza kanë vendosur rrëzimin e kërkesës së supervizorit të punimeve Arben Dervishaj dhe Regan Merdanit për shpalljen e moskompetencës nga kjo Gjykatë.

U rrëzua gjithashtu kërkesa për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimi i tyre nga i pandehuri Arenc Myrtezani. Gjithashtu kërkesa e një banke të nivelit për të qenë palë në proces nuk u pranua.