Inceneratori i Elbasanit/ Seanca e radhës sot, mungojnë sërish Koka dhe Bllako

Në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pritet seanca e parë e gjykimit për Inceneratorin e Elbasanit në orën 14:30 

Pritet vendimi i trupës gjykuese nëse disa prej të pandehurve do t’u pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar, ndërkohë që do të mungojë në sallë ish-ministri Lefter Koka dhe zyrtari i lartë, Alqi Bllako.

Kujtojmë se hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë mbyllur.
Të pandehur janë marrë ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, ish-deputeti Alqi Bllako, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja, Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo , Bardhyl Çabiri, Serafin Papa. Të arrestuar janë vetëm katër prej tyre, Lefter Koka, Alqi Bllako, Pëllumb Abeshi dhe Byrdhyl Çabiri, ndërsa të tjerët janë lënë në arrest shtëpie.