Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në hapjen e spitalit ditor brenda Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Rama tha se do të paraqitej sërish si pacient në QSUT pasi ka për të kryer një ndërhyrje, për shkak të problemit me hernien inguinale
Kreu i qeverisë tha se për hernien diskale nuk kërkon ndihmën e mjekësve, por për inguinale nuk po gjen dot derman, kështu që do të kryejë ndërhyrje.
“Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që… i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij”.
“Nëse na shpikni një vaksinë për virusin e mospërfilljes ndaj pacientëve në raste të caktuara do ishte shumë mirë, sepse unë që për shkak të punës e njoh sistemin nga brenda, me shumë se ndonjë që mund të vijë ose të ketë ardhur në spital, e di që pjesa dërrmuese e mjekëve janë super, edhe bënë shërbim.
Por mjaftojnë pak individë që janë të pa vaksinuar me normat e edukatës dhe etikës për të shkatërruar imazhin e të gjithëve dhe për të hedhur poshtë punën e të gjithëve që nuk ka koment. Ne e dimë shumë mirë si ka qenë dhe si po bëhet përditë.
Unë mund të flas dhe si pacient dhe mund të vij prapë për një tjetër ndërhyrje. Kam një hernie inguinale që… i kam mësuar dhe emrin, se kësaj diskales nuk kërkoj mjekë sepse punoj me forcat e mia, me streç dhe vetëpërmbatje para ushqimit që mos të rëndoj kolonën e lodhur nga basketbolli. Inguinales nuk i bëj dot derman dhe me shumë kënaqësi do të vij.
U them të gjithë atyre që ndodh të më shkruajnë mesazhe, u shkoni në spitalin publik, shkoni në spitalin qendror, sepse aty jeni jashtë shtetit. Ata që e besojnë thonë ‘ o është e paparë’. Ata që se besojnë thonë ;propagandë e Rilindjes;. Si piktor, duke lexuar fytyrat them se jeni në formë. Uroj mos të gaboj. Uroj shumë që këto buzëqeshje mos ia kurseni askujt që vjen këtu për shërbim. Një buzëqeshje e mjekut është më shumë sesa një recete. Një shpërfillje e mjekut, heq 50% të efektit të recetës. Apo jo?”, tha Rama.