Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në ceremoninë e inagurimit të Poliklinikës së Specialiteteve në Shkodër. Rama ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Albana Koçiu dhe kryerbashkiaku i Shkodrës, Benet Beci.
Poliklinika do jetë e pajisur me aparatura të reja diagnostikuese për rreth 200,000 banorë, bën me dije kryeministri. Poliklinka mbulon 1300 m2, me vlerë 120 milioë lekë të reja. Ndërkohë shërbimet janë zgjeruar nga 14 në 22.
“Një tjetër investim madhor nga buxheti i shtetit për shëndetësinë, me ambiente të transformuara, kushte moderne dhe e pajisur me aparatura të reja diagnostikuese për rreth 200,000 banorë.
Me një sipërfaqe prej 1300 m² dhe vlerë totale prej 120 milionë lekë të reja, janë zgjeruar shërbimet shëndetësore nga 14 në 22 specialitete.
Specialitete të reja si kirurgjia, ortopedia, infektivi, toksikologjia, obstetrik-gjinekologjia dhe pediatria, fizioterapia, si dhe kabinetet moderne për imazheri, radioogragi, ekografi, mamografia dhe ORL, janë risi e këtij investimi që garanton kujdes shëndetësor të standardeve të larta për Shkodrën dhe zonat përreth”, shprehet Rama.