Imzot Angelo Massafra mbyll misionin e tij baritor në Shkodër, koncert me rastin e daljes në pension

Pas 28 vitesh Arqipeshkëv I Arqidioqezës Shkodër, Pult Imzot Angelo Massafra e përfundon misionin e tij baritor, duke I lënë vendin pasardhësit të tij Imzot Giovanni Peragine.

Me rastin e përshëndetjes së dioqezës në përfundim të shërbimit baritor është mbajtur koncert për orkestër dhe kor nën dirigjimin e Marlen Nikolli.

Presidenti I Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare Imzot Gjergj Meta në fjalën e tij falenderoj të pranishmit, ndërsa u shpreh se dalja në pension e një Ipeshkvi nuk është përfundimi I misionit të tij, por vazhdimi I misionit në një formë tjetër.

Të pranishëm në koncert ishin edhe përfaqësues të Komuniteteve fetare në vend. Kreu I Kryegjyshatës Botërore Bektashjane Baba Mondi vlerësoj punën e imzot Massafrës në shërbim të komunitetit katolik dhe jo vëtëm gjatë 28 viteve shërbim në Shkodër.

Shqiptarët kanë një specifikë sepse pavarësisht kush është kreu I një komuniteti fetar ata janë të bashkuar u shpreh zëvëndës kryetari I Komunitetit Musliman Shqiptar Taulant Bica.

At Aleksandër Petani kreu I Kishës Ortodokse në Shkodër u shpreh se me Imzot Massafren njihemi që në ditët e para të ardhjes së tij në Shqipëri, kanë qenë momente shumë të vëshitra që ne kemi kaluar bashkë ndërsa do veccoj vitin 1998, situate ishte shumë e vështirë dhe kishim shumë këshilla nga arqipeshkvi si duhej të vepronim me njerëzit.

Dua të falendroj Zotin për mundësinë që më dha për të shërbyer në këtë dioqezë për 28 vite, kemi kaluar shumë vështirësi ne komunitetet fetare por së bashku ja kemi dalë ti tejkalojmë ato u shpreh në fjalën përshëndetëse Imzot Massafra.

Imzot Angelo Massafra ka lindur më 23 mars 1949 në San Marzano të San Giuseppe (Taranto), Itali, nga një familjes Arbëreshe. Zhgunin Françeskan te Urdhrit të Fretërve Minorë të Provincës Joniane- Salentine “Te Ngriturit e Zojes ne qiell” , e veshi më 17 shtator 1965 ndërsa më 21 shtator 1974 u shugurua si prift. Hapja e kufijve shqiptarë e bëri të kërkojë nga eprorët e tij të mund te shkonte misionar në Shqipëri, ku u vendos përfundimisht në gusht të vitit 1993, pasi ne dy vitet e mëparshme, kishte kryer disa përvoja misionare dhe te përgatitjes për misionin. Me 6 dhjetor 1996 u emërua Ipeshkëv i Dioqezës së Rrëshenit dhe Administrator Apostolik i Lezhës, dhe më 6 janar 1997 është shuguruar Ipeshkëv nga Shën Gjon Pali II në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Më 28 tetor 1997, pas vdekjes së Arqipeshkvit të Shkodres Frano Illia, u emërua Administrator apostolik i Arqipeshkvise së Shkodrës dhe Dioqezës së Sappës, deri sa më 28 mars 1998 u emërua Arqipeshkv Metropolitan i Shkodrës dhe Administratori Apostolik e Sapës. Në vitin 2005, dhe pikërisht më 25 janar, Selia e shenjtë dekreton bashkimin e Dioqezës së Pultit me Arqidioqezën Metropolitane të Shkodrës me emrin e ri Arqipeshkvia Shkodër-Pult dhe kështu Imzot Massafra bëhet Arqipeshkëv i Shkodër-Pultit. Prej vitit 2000 deri në vitin 2006 dhe prej vitit 2012 deri në vitin 2018 mban detyrën si President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, në drejtim të së cilës është kthyer më 4 shkurt 2021. Që prej muajit qershor 2017 mbulon edhe detyrën e Presidentit të Caritas-it Shqiptar. Nga viti 2014 deri në vitin 2016 ka qene nënkryetar i Konferencës Ipeshkvnore Evropiane dhe në vitin 2017 mori presidencën e Caritas Shqiptar; e, ne fund, prej shkurt 2018 është anëtar i Komisionit e Drejtësisë dhe Paqes i Konferencës Ipeshkvnore Evropiane.

Riorganizimi i Kishës Shqiptare ishte angazhimi i tij kryesor në fillim të Ministerit Ipeshkvnor duke ofruar shërbimet e nevojshme, duke punuar për kujdesin e thirrjeve, duke restauruar ose ndërtuar kisha të shkatërruara për t’u ofruar bashkësive të krishtera vende te shenjta te denja dhe duke gjalleruar ne aspektin e asistences qe vecanerisht ne vitet e para ishte shumë i nevojshëm.

Të shumta janë aktivitetet bamirëse të Kishës dhe të kongregatave fetare te cilat kanë lindur gjatë shërbimit të tij ipeshvnor.