“Imagjinoni të hyjmë ne në histori me Kujtim Gjuzin”! Rama ironizon koalicionin e Berishës: Ne na duhet BE…

Kryeministri Edi Rama ka thumbuar koalicionin opozitar të udhëhequr nga Sali Berisha, duke e cilësuar si një projekt të pabazë që nuk i shërben integrimit të Shqipërisë.

Gjatë një komunikimi live në Facebook, Rama u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit, duke argumentuar se vetëm PS mund ta çojë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian pa ndërprerje.

Në një koment ironik, ai u ndal edhe te emrat që janë pjesë e koalicionit opozitar. “Imagjinoni të hyjmë ne në histori me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi është fryma, pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë Madhështore. Ne nuk na duhet kjo, ne na duhet Shqipëria në Bashkimin Europian,” tha Rama.

Koalicioni opozitar “Shqipëria Madhështore” përbëhet nga 25 parti, ndërsa zgjedhjet parlamentare pritet të zhvillohen më 11 maj.

Edi Rama: Po shkojmë drejt një unifikimi të Europës. Ky proces është proces ku kemi 1 mijë vetë që merren me negociata me gjithë sektorët dhe nuk ka asnjë minutë për të humbur. Duhet të fokusohemi te ky proces, duhet të mos ketë ndërprerje asnjë ditë ky proces. Imagjino të hyjmë ne në historira me Kujtim Gjuzin. Kujtim Gjuzi është fryma pamja dhe gjithë simbolika e Shqipërisë Madhështore, ne nuk na duhet kjo ne na duhet Shqipëria në BASHKIMIN EUROPIAN.