Ilir Meta më i votuari tek PD në “zonë e tij elektorale”, merr votat e shokëve tek “313-ta”

Shpresat për mandat deputeti janë shuar, por Ilir Meta tregon se ka reputacion të madh në zonën elektorale.

Presidenti i Partisë së Lirisë ka marrë shumicën e votave aty ku ndodhet aktualisht, në qelitë e burgut 313.

Kandidati më i votuar nga socialistët rezulton ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ku ministria e tij ka në varësi Policinë. ai ka arritur të marrë 92 vota personale tek burgu “313”.

Ndërkohë, sa i përket listës së Partisë Demokratike më i votuari tek “313-ta” rezulton Ilir Meta, i cili duket se i ka bindur për t’u marrë votën shokëve opozitarë. Ai rezulton me 58 vota në këtë qendër votimit, ku një prej votave është edhe e tija.

Ilir Meta ndodhet në paraburgim e burgut “313” që prej 21 tetorit të vitit të kaluar, kur u arrestua me urdhër të SPAK

Masat ndaj tij u caktuan bazuar në hetimet për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për çështjen “CEZ-DIA”, pastrimin e produkteve të veprës penale në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019, të cilat janë bashkuar në një dosje të vetme.