Ilir Meta lë sot qelinë për disa orë, do paraqitet në SPAK për dosjen “CEZ-DIA”
- 7 January, 2025
Sot në orën 10:00 ish-presidenti Ilir Meta do paraqitet në Prokurorinë e Posaçme, do të pyetet nga prokurorët në lidhje me dosjen “CEZ-DIA”, për të cilën dhe akuzohet.
Ish-Presidenti u arrestua më 21 tetor 2024 në ish-sheshin “Shqiponja” dhe ndodhet në qeli në masën e sigurimit “Arrest në burg”.
SPAK e akuzon Ilir Metën se ka ndërmarrë veprime korruptive për kontratën CEZ-DIA në kohën kur ka qenë ministër i Energjetikës gjatë qeverisjes “Berisha 2”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ