Ish- ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj paraqitet sërish në SPAK
TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK. Siç shihet në foto Beqaj futet në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Nuk dihet se pse ish-ministri është paraqitur në SPAK, ndërsa ndaj tij, me kërkesë të SPAK, në nëntor 2023, Gjykata ka caktuar masën detyrim paraqitje për akuzën shpërdorim detyre.
Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.
Ndërsa po zbaton masën e caktuar nga GJKKO për këtë çështje, një hetim paralel ka nisur për të për dyshime që lidhen me fondet e huaja, të koordinuara nga SASPAC, Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, ku Beqaj ishte drejtor. SPAK ka dyshime për korrupsion dhe shpërdorim detyre të Beqajt, por nuk ka të regjistruar një procedim, ndërkohë që ndaj tij është ushtruar kontroll banese dhe janë sekuestruar telefoni, kompjuteri dhe dokumente të tjera.
Kontrolle janë ushtruar edhe në banesat e 5 anëtarëve të tjerë të SASPAC.
Vijon…