Ish-zv.ministri i Energjisë, Ilir Bejtja, është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) gjatë ditës së sotme, më 11 shkurt 2025. Burime bëjnë me dije se Bejtja mbërriti në ambientet e SPAK rreth orës 13:30 dhe qëndroi deri në orën 16:00, ndërsa ende nuk janë bërë publike arsyet e kësaj thirrjeje.
Kujtojmë që ish-zv.ministri ka qenë i pranishëm në SPAK edhe një ditë më parë, më 10 shkurt.
Ilir Bejtja u shkarkua nga detyra e zv.ministrit të Energjisë më 28 shtator 2023 me vendim të Këshillit të Ministrave. Ai ka qenë gjithashtu ish-deputet i Partisë Socialiste.
Vendimi për shkarkimin e tij hyri në fuqi menjëherë dhe u publikua në Fletoren Zyrtare. Në atë kohë, vendimi mbante firmën e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.