“Ik p*rdhu, legen”-Debate të ashpra në Kuvend! Gazment Bardhi ngre zërin: Gënjyet Parlamentin, ligjet nuk vijnë me “sms”

Deputetët e PD propozuan një ligj për falje gjobash për ndërtimet pa leje ne zonat rurale. Kjo ka shkaktuar debate të forta në sallën e Kuvendit, pasi kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi kërkoi që kjo të vihej në dispozicion.

Gjatë një momenti tensioni Bardhi iu drejtua një kolegu të PS, duke i thënë “ik pirdhu, legen”, por nuk dihet kujt ia drejtoi këto fjalë.

Bardhi: Ligjet nuk vijnë me sms, tregoje. Gënjyet Kuvendin. Po e con tani, ke letra dhe firma me fletë të bardhe.

Ndërkohë kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali kërkoi që kjo shkresë me 40 firma të deputetëve të PS t’i vihet në dispozicion edhe deputetëve të PD.