Një debat i ashpër ka ndodhur mes Rozanës dhe Gertës në dhomën e grimit të “Big Brother VIP”, ku situata është përshkallëzuar deri në shkëmbim akuzash dhe spërkatje me ujë.
Gjithçka nisi kur Gerta i tha Rozanës: “Merr dhe një tufë me ilaçe dhe hajde luaj”, një koment që nxiti reagimin e fortë të saj. Rozana e akuzoi për “gojë të pisët” dhe sqaroi se ilaçet i merr për shkak të shtatzënisë.
Debati vazhdoi edhe në pjesën e dushit, ku Gerta spërkati Rozanën me ujë në fytyrë, duke e lagur plotësisht. Rozana, e prekur emocionalisht, u pa në lot dhe paralajmëroi Gertën për një penalizim të mundshëm nga produksioni:
“Kësaj here do të dalësh me zarf të zi”, – tha ajo.
Pjesë nga debati:
Gerta: Merr dhe një tufë me ilaçe dhe hajde luaj.
Rozana: Dëgjo këtu, ato ilaçet i pi për shtatzëni!
Gerta: Për tensionin, për stomakun, për kokën…
Rozana: Atë gojën e qelbur që ke, merre, mbylle, vëri një ngjitës!
Gerta: Mos u pështyj të marrësh pështymën time!
Rozana: Ti je e pisët, e ke gojën e pisët!