Igli Hasani i uron mirëseardhjen Blinken: Do forcohet partneriteti Shqipëri-SHBA
Sekretari i Shtetit Amerikan Antony Blinken ka mbërritur në Tiranë ku dhe do të qëndrojë për 8 orë.
Blinken në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas është pritur nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, i cili në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, i ka uruar dhe mirëseardhjen.
Mes tjerash ai thekson se partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë
“Mirë se erdhe Antony! Me kënaqësi të mirëpritur Sekretarin e Shtetit Antony Blinken në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipëri. Partneriteti dhe bashkëpunimi strategjik i Shqipërisë me SHBA-në, aleatin tonë të vjetër, vetëm sa do të forcohet, i ndërtuar mbi një themel të fortë midis vendeve dhe njerëzve tanë. I jam jashtëzakonisht mirënjohës Sekretarit Blinken për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tij të paçmuar.”-shkruan ai.