Igli Cara prezanton programin e tij elektoral: Ja si do ta ndryshojmë Durrësin në 4 vitet e ardhshme
Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Durrësit Igli Cara, nëpërmjet një video-mesazhi në Facebook lka prezantuar programin e tij elektoral që sipas tij do t’i japë qytetin ndryshimin e duhur.
Ai thotë se prioritet i programit të tij janë investimet në infrastrukturë.
VIDEO-MESAZHI:
‘Si do ta ndryshojmë Durrësin në 4 vitet e ardhshme. Brenda 2 viteve mbyllim të gjitha plagët e shkaktuara nga tërmeti në qytetin tonë. Furnizim pa ndërprerje me ujë dhe sistem kanalizimesh në çdo lagje. Zgjidhim përfundimisht problemin e përmbytjeve në qytet. Ndërtojmë një stacion transferimi të mbetjeve. Aktivizojmë industrinë lokale të riciklimit. Ulim taksat dhe tarifat vendore. Për të rinjtë një zonë rekreative në afërsi të stadiumit. Për më të vegjlit kënde lojërash dhe parqe të gjelbëruara kudo në qytet. Brenda mandatit qendër rezidenciale me të gjitha shërbimet për të moshuarit tanë. Rritja e buxhetit për ndihmën dhe integrimin e shtresave në nevojë. Çdo rrugë e shtruar në territorin e bashkisë brenda 4 vjeçarit. Tregjet të rinj bujqësor në Sukth, Rrashbull, Katund i Ri, Ishëm, Manëz si dhe nxitjen e biznesit të agroturizmit. Mbështetje të turizmit komunitar përmes rendimit. Përpilimi i strategjisë së Durrësit si ‘Smart City’ dhe forcim i infrastrukturës digjitale. Në programin tim Durrësi 2023-2027 përcakton dhe sfida të tjera të përbashkëta. Së bashku mund t’ja dalim sepse qyteti je ti’.