Iftari i parë i muajit të shenjtë të ‘Ramazanit’ bën bashkë përfaqësuesit politikë

Iftari i parë i muajit të shenjtë të Ramazanit ka bërë bashkë disa prej figurave kryesore të politikës shqiptare. Në një darkë të shtruar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ku i pranishëm ka qenë edhe presidenti i vendit, Bajram Begaj, të pranishëm kanë qenë edhe figurat kryesore të partive politike shqiptare.

Ajo çfarë bie në sy është fakti se në të njëjtën tavolinë janë të ulur, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kryetari në detyrë i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, sekretari i Përgjithshëm i PS-së. E pranishme në tavolinë me ta është edhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

Begaj i ulur pranë kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë si dhe kryegjyshit botëror bektashian, Baba Mondit, ka shprehur edhe urimet e tij për nisjen e muajit të shenjtë.