“IdentiTek” zëvendëson ”Aleatin” për pasaportat e ID. Ja kush do ta drejtojë

“IdentiTek” do të jetë agjencia që do të prodhojë pasaporta biometrike dhe karta identiteti. Në gusht është dhe afati i fundit i kontratës së firmës private “Aleat” për prodhimin e dokumenteve biometrike me shtetin shqiptar, të lidhur që në vitin 2008.

Mësohet se në krye të saj  tashmë do të jetë Loina Prifti sapo të kthehet nën administrimin shtetëror do të jetë ulja e tarifave si për kartat e identitetit dhe pasaportat, por akoma nuk janë përcaktuar pasi janë në diskutim.

35-vjeçarja Loina Prifti prej vitesh jeton dhe punon në Gjermani aktualisht punon në Katedrën e  Informacioneve në Universitetin Teknik të Mynihut dhe merret me inteligjencën artificiale.