Ideja inovative nga elita e futbollit Europian, kërkohet trajner përmes statusit në … TWITTER

Rrjetet sociale duket se janë një platformë që mund të shfrytëzohen edhe për të gjetur trajnerin e ri të skuadrës.

Kjo ka ndodhur me skuadrën irlandeze, Cork City, e cila ka nisur kështu kërkimin për një teknik të ri.

Përmes një statusi në faqen zyrtare në “Twitter”, ata kanë hapur aplikimet për personat e interesuar, natyrisht që kanë licensë trajningu për të drejtuar skuadrën. “Klubi i futbollit Cork City është i prirur për të rekrutuar një menaxher të ekipit të parë të meshkujve në baza të përhershme. Aplikimet do mbyllen të hënën e 15 majit” thuhet në njoftim.

Një zgjidhje tepër interesante aq edhe e çuditshme, për shkak se Cork City është ekip që militon në mesin e skuadrave më të mira të futbollit irlandez. Skuadra gjendet në zonën e rënies nga kategoria pas 14 javësh kampionat, teksa ka pësuar vetëm humbje në 5 sfidat e fundit.