Ibrahimovic rikthehet tek Suedia, gati për të thyer rekordin e Europianit

Thuajse një vit ka zgjatur divorci i dytë mes Zlatan Ibrahimovic dhe kombëtares Suedeze të futbollit.

Sulmuesi i Milanit është bashkuar me skuadrën dhe pritet të jetë një forcë e shtuar në kombëtaren skandinave. Për më tepër, nëse gjithçka shkon mirë ai do të thyejë rekordin si lojtari më i vjetër që ka luajtur në kualifikueset e një Europiani.

Nëse ai paraqitet në ndeshjet kundër Belgjikës më 24 Mars ose Azerbajxhanit më 27 Mars, 41-vjeçari do të kalonte portierin Italian, Dino Zoff. Legjenda e futbollit botëror luajti në fazën e parë të kompeticionit të UEFA-s në moshën 40-vjeç e 90 ditë, të vendosur në vitin 1983.

Ibrahimovic u largua nga futbolli ndërkombëtar pas Euro 2016, por u rikthye në vitin 2021 në kualifikueset e Kupës së Botës. Ndeshja e fundit e sulmuesit kuqezi me ekipin kombëtar daton në vitin 2022 kundër Polonisë, në atë humbje në raundin play-off që e la jashtë pjesëmarrjes në Botërorin e Katarit. Ibrahimovic është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Suedisë, me 62 gola në 121 ndeshje.

Nëse Suedia arrin të kualifikohet në turneun e ardhshëm në Gjermani, atëherë Ibrahimovic mund  të thyejë rekordin e Hungarezit Gabor Kiraly, i cili luajti në Euro 2016 në moshën 40-vjeçare. Kombëtarja skandinave është shortuar në grupin F kualifikues, së bashkume Belgjikën, Azerbajxhanin, Estoninë dhe Austrinë.