“Ia keni ngritur të gjithëve”, Batutat e Korreshit: Pensionistëve u dhatë 1 kg grosh dhe 1 tufë qepë

Deputeti demokrat Saimir Korreshi nga salla e Kuvendit tha se indeksimi i pensioneve është i barabartë me 1 kg grosh dhe një tufë me qepë të njoma.

“Ose e thënë ndryshe një shishe kos 2000 lekë, një bukë dhe 4 koqe vezë. Se ju me buxhetin tuaj ua keni ngritur të gjithëve”, tha Korreshi, duke përdorur hera herës batuta në fjalën e tij.

Deputeti demokrat tha se më përpara një pensionist kur çmimi i vezës ishte 90 lekë, merrte 1570 koqe, ndërsa me çmimin 200 lekë, marrin 915 koqe vezë.

“Mos u tallni me pensionistët, e dini ju se çfarë shampo përdorin pensionistët? Marrin 3 në 1”, tha Korreshi.

Në vijim ai tha se “pensionistëve duhet t’i jepni ndonjë batanije, pasi ia indeksuat pensionin me 400 lekë, por ia hoqët rimbursimin e ilaçeve 1700 lekë.

“Nuk i ngrihet më atyre ore, mos kini merak, por jepini ndonjë batanije se po vijnë shirat”, tha Korreshi.

Check Also

“Patëm një diskutim produktiv”, Zelensky zbulon bisedën me Trump pas fitores së zgjedhjeve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se pati një bisedë “produktive” me presidentin e zgjedhur të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *