I zhdukur prej disa ditësh, gjendet i pajetë trupi i Valter Lames në rezervuarin e Kamenicës! Babai i viktimës: Vuante nga dhimbje të forta të kokës
Trupi i pajetë i 54-vjeçarit Valter Lame, nga Korça, është gjetur në rezervuarin e Kamenicës, pas disa ditësh kërkimesh intensive. Ai ishte shpallur i humbur më 26 janar, dhe pas dyshimeve nga policia për mundësinë e humbjes së jetës në këtë rezervuar, kërkimet u intensivuan. Palombarët nisën kërkimet në mesditë, duke çuar në gjetjen e trupit të tij.
Babai i të ndjerit, gjatë një interviste, ka rrëfyer se Valteri kishte vuajtur nga dhimbje të forta koke për disa kohë dhe kishte vizituar shpesh spitalet. Ai shtoi se kishte dërguar djalin e tij për analiza dhe skanerë, duke kërkuar më shumë informacion për shëndetin e tij. Ndërkohë, ishte parashikuar që Valteri të shkonte në një vizitë mjekësore në Tiranë, por fatkeqësisht humbi jetën në kushte ende të paqarta.
Babai i Valter Lames