I vuri zjarrin një mobilierie në fshatin Gjormë, arrestohet 36-vjeçari në Kurbin

Një 36-vjeçar ka rënë në pranga pasi dyshhet se ishte autor i zjarrvënies së mobilerisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31 dhjetor 2024 ku janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas policisë gjatë kontrollit, janë sekuestruar pjesë veshjesh të djegura që dyshohet se autori i ka mbajtur gjatë ngjarjes, si dhe celulari i tij.

 

Shtetasi Rogest Mera ishte dënuar edhe më parë për dhunë në familje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.