DURRËS- Është zbardhur ngjarja e ndodhur në 26 shkurt ku pati në shpërthim tritoli në banesën e Ilir Koçiljas, 35 vjeçarit i cili në 14 shkurt vrau me thikë fqinjin e tij Halil Koka pas një sherri për parkimin.
Mësohet se autori i vendosjes së tritolit është Florin Llana.
Dëmet materiale në banesë të shkaktuara nga shpërthimi i 500 gramëve tritol ku në murin e jashtëm shihet mbishkrimi “endacaku vrasës”.
Mësohet se Florin Llana është larguar me një automjet të marrë me qira dhe një ditë pas ngjarjes ka dalë jashtë vendit. Policia vijon me hetimet për kapjen e tij.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ