I vuri flakën vetes dhe u hodh nga ballkoni, ndërron jetë rrugës për tek Trauma 49-vjeçarja

Ndërroi jetë 49-vjeçarja e cila tentoi vetëvrasjen këtë të enjte në lagjen nr.10 në Korçë. Ajo gjeti vdekjen gjatë rrugës drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

 

Reagimi i Policisë zbuloi një version tjetër të ngjarjes, pasi fillimisht u raportua se gruaja u rrëzua nga kati i katërt në tentatobë për të shpëtuar pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.

Sipas policisë, sot më datë 04.07.2024 rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.

Si pasojë ajo mori dëmtime në trup.

Një grup hetimor është ngritur dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.