I vranë apo u vetëvranë? Prokuroria dyshime mbi kunatën e Alma Arrazit, e dashura e Erdgysit në gjendje të rënduar

Teksa ditën e djeshme u publikuan pamjet nga momenti pak para se Alma Arrazi me tre fëmijët e saj të futen në Bunë, shumë pikëpyetje janë ngritur në opinionin publik në lidhje me vdekjen e tyre. Në pamjet e fundit, ajo shihet shumë e qetë bashkë me dy vajzat dhe djalin 3 vjeçar gjë që bie ndesh me atë që u raportua për gjendjen depresive të saj.
Ndërkohë, qytetarët dhe komentuesit e shumë në rrjetet sociale shprehen se nga qetësia e lëvizje, mënyra sesi Alma Arrazi ecën bashkë me tre fëmijët dhe akoma më shumë telefonata e kunatës menjëherë pasi Alma ishte larguar me fëmijët shtojnë misterin mbi tragjedinë e Shkodrës por që ka prekur gjithë Shqipërinë.

https://www.instagram.com/reel/C6wNiintP7k/?utm_source=ig_web_copy_link&igsh=MzRlODBiNWFlZA==

Gjithashtu në lidhje me këtë edhe gazetarja Anila Hoxha ka pohuar Prokuroria e Shkodrës ka dyshime dhe në lidhje me kunatën e Alma Arrazit, personin e fundit që ka takuar 4 viktimat. Prokuroria ka dyshime që ajo nuk është treguar e sinqertë në dëshminë e saj. Kunata e Almës, që është bashkëshortja e vëllait të Erdgysit ka dhënë dy dëshmi kontradiktore. Fillimisht ajo ka deklaruar se Alma i kishte thënë se do të ikte në shtëpi të qetësohej, dhe në rastin e dytë ajo ka deklaruar se viktima i kishte thënë se do ta merrte me taksi vëllai i saj, për të shkuar në Durrës ku jetonin familjarët e saj.

Nga ana tjetër sipas Hoxhës, e dashura e Erdgys Arrazit, me të cilën janë gjetur komunikime të shumta, dhe foto të saj edhe me fëmijët e mitur të çiftit, nuk është marrë ende në pyetje. Kjo për shkak se e reja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

Telefoni i viktimës nuk është gjetur ende, i cili mund të ishte një element i rëndësishëm në zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Gjatë ditës së djeshme, u publikuan dhe disa pamje filmike, që janë kapur para tragjedisë së rëndë, ku viktima shihej teksa dilte nga kafja me tre fëmijët e saj, dhe më pas përshëndetej me kunatën e saj.

Momenti i dytë që Alma ishte fiksuar nga kamerat e sigurisë, është teksa shihet në hyrje të urës së Bunës.