I vodhi mjekut të QSUT 15 mijë euro/Olsi Bibollari: Nuk jam autori i vjedhjes, prokuroria kërkon masë arresti 30 ditë
Para trupit gjykues në seancën e caktimit të masës së sigurisë në Gjykatën e Tiranës, Olsi Bibollari, ka pretenduar se nuk është autor i vjedhjes së 15 mijë eurove në shtëpinë e mjekut të QSUT më 25 gusht.
I pyetur nga gjykata nëse ka një alibi se ku ka qenë në kohën që dyshohet se është kryer grabitja, Bibollari është shprehur se nuk e mbante mend dhe duhej të kujtohej, por ishte vërdallë nëpër Tiranë.
Prokuroria ka kërkuar masë arresti për 30 ditë, e cila u pranua nga gjykata. Po ashtu pritet të bëhet askt-ekspertimi për të mbledhur prova të tjera hetimore që do t’i vijnë në ndihmë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
38 vjeçari dhe mjeku kanë pasur lidhje miqësore, ku para një jave doktori i ka dhënë 50 mijë euro borxh autorit të vjedhjes, procedurë që e kanë mbyllur me dokumentacion në noteri.
Por, pasi janë takuar doktori ka harruar çelësinë e apartamentit në makinën e Bibollarit, të cilin ky i fundit e ka marrë dhe ka shkuar në shtëpinë e mjekut, e ka hapur dhe ka marrë 15 mijë euro.Kur ka vënë re mungesën e parave, doktori ka bërë denoncim në polici dhe pasi kanë hapur kamerat është arritur të identifikohet se personi që ika hyrë në shtëpi, është miku të cilët i kishte dhënë 50 mijë euro borxh.
Denoncimin e ka bërë vetë doktori në polici dhe pasi kanë hapur kamerat dhe provat e tjera është identifikuar se autor i vjedhjes është Olsi Bibollari.Policia thotë se në shtëpinë e autorit, sekuestroi shuma parash të dyshuara nga ato që u vodhën në banesën e kardiologut. Po ashtu u sekuestrua një automjet si dhe veshjet që autori ka përdorur gjatë momentit kur ka hyrë për të vjedhur në shtëpinë e doktorit, ngjarje e ndodhur më 25 gusht.
Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Olsi Bibollari rezulton të jetë pronar i Restorant Ogi, dhe aksioner tek një bar Kafe, “Vok”, ndërsa tashmë do të hetohet për veprën penale të vjedhjes.