Personi në foto është 47-vjeçari që mbeti i plagosur mëngjesin e ditës së sotme në Mirditë. Shtetasi Ledovik Syziu mbeti i plagosur pas shpërthimit të lëndës plasëse që ia kishin vendosur në makinë.
Për pasojë, 47-vjeçari ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Megjithëse nuk ka asnjë precedent penale, burime nga policia bëjnë me dije se Ledovik Syziu njihej si problematik në fshatin e tij. Policia po heton nëse ka pasur ndonjë konflikt të kohëve te fundit mes tij dhe ndonjë banori të zonës.
Ndërkaq ai ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni për autorët apo shkaqet, por ndërkohë janë thirrur për tu marrë në pyetje edhe familjarët e tij.
Historia e vëllait të tij, kreut të bandës së Mirditës
Ledovik Syziu është vëllai i kreut të bandës së Mirditës, Dritan Syziu, një nga 50 personat më të rrezikshëm në Shqipëria.
I dyshuar si autor i disa ngjarjeve në Mirditë në vitin 1997, ndërsa prej tij prej gati rreth 20 vitesh nuk ka asnjë gjurmë.
Ai njihet nga të gjithë si kreu i Bandës së Mirditës. Syziu është dënuar me burgim të përjetshëm pasi për një ngjarje që ka ndodhur më 28 qershor të vitit 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë, Gjon Paçuku. Këtë vrasje ai e ka kryer në bashkëpunim me 5 persona të tjerë.