I vëllai vrau të dashurën dhe veten në Shkodër, motra e autorit: Engjëlli më i bukur në botë

Ngjarja e rëndë që tronditi Shkodrën më 18 shkurt, ku Kolë Manaj vrau partneren e tij Anila Ndoka dhe më pas veten, vazhdon të lërë gjurmë tek familjarët.

Motra e autorit, Mira Manaj, ka bërë një postim prekës në rrjetet sociale, duke e cilësuar të vëllanë si “engjëllin më të bukur në botë”.

“Engjëlli më i bukur në parajsë. Gjysma e shpirtit tim. Shpirti i motrës ti. Ti ishe shpirti më i bukur në botë dhe tani je engjëlli më i bukur në botën tjetër,” shkruan ajo në një postim të shoqëruar me një këngë të trishtë.

34-vjeçari Manaj humbi jetën në vend, ndërsa Anila Ndoka ndërroi jetë gjashtë ditë më vonë në spital. Ajo la pas tre fëmijë nga martesa e mëparshme, ndërsa Manaj nuk kishte fëmijë.