Personi që shihni nē foto është Jani Alia, i arrestuar pak ditë më parë në Greqi.
Ndryshimi është i madh, kjo ndikuar edhe nga mbjellja e flokëve, pasi fotografia që zotëronte policia ishte krejtësisht ndryshe.
Alia, i cili rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm në vendin tonë është autori i vrasjes së Elton Çiços, më 1 Maj të vitit 2016 në hyrje të ish-Bllokut, brenda një lokali pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë.
47-vjeçari i shpallur në kërkim prej afro 9 vitesh, po fshihej në Athinë, teksa tani pritet ekstradimi dhe izolimi për të vuajtur dënimin e përjetshëm të dhënë nga drejtësia.
Në maj 2018 Jani Aliaj u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së Elton Çiços.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ