“I thashë OPGJ-së që kam marrë 10 mijë lekë nga Edmond Gashi”, mjekja e Onkologjikut: Doja të më linte të lirë
Alketa Pere e ftuar në emisionin “Top Story” të Grida Dumës për të folur rreth akuzave të prokurorisë për shpërdorim detyre. Mjekja e Spitalit Onkologjik u shpreh se nuk ka marrë kurrë lekë nga Edmond Gashi.
Ajo theksoi se ka deklaruar para oficerit të policisë gjyqësore se ka marrë 10 mijë lekë, në mënyrë që ta linin të lirë për të shkuar në shtëpi. Gjithashtu shpjegoi edhe përgjimet e infermierit Afrim, që implikonte emrin e doktoreshës. Në një panel me gazetarë, doktoresha tha:
“Nuk kam marrë kurrë lekë nga Edmond Gashi. Kurrë në jetën time, jo. Kur shkova te OPGj, i thashë më lër të iki se më ka dhënë Mond Gashi një 10 mijë lekësh, se nuk po rrija dot më. Nuk e mora seriozisht se nuk kam lidhje me këtë gjë. E mora përsipër këtë sfidë dhe më the, të thashë.
Sa i përket dosjes ku jam unë në përgjime, ka të bëjë me një paciente. Ajo i kishte thënë Afrimit që më ka dhënë një kafe mua. Kur doli nga përgjimet, unë i thashë: “Moj Flora, kur më ke dhënë lekë ti mua?” Më tha: “Unë vetëm një vazo me lule të kam dhënë. Më kanë ardhur, më kanë bërë presion”. Ajo tha: “Unë u çudita””