I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë
Një 29-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është vënë në pranga në Tiranë. Sipas policisë ndaj shtetasit me ineciale E.N., banues në Allias, Gjykata e Dibrës ka kërkuar ndalimin e tij për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.
I riu u arrestua në kuadër të operacionit antidrogë të koduar ‘Pritja’, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.
Njoftimi i policisë:
Klos, Dibër /Vijon operacioni policor, antidrogë, i koduar “Pritja”.
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim, i akuzuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Shkon 2 numri i shtetasve të vënë në pranga në kuadër të këtij operacioni.
Si rezultat i administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit “Pritja”, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Tiranë, kapën në Tiranë, dhe vunë në pranga shtetasin E.N., 29 vjeç, banues në Allias, Tiranë.
Për këtë shtetas Gjykata e Dibrës, ka kërkuar ndalimin e tij, për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.