I shpallur në kërkim për drogë dhe marrëdhënie me të mitur, arrestohet në Tiranë 31-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Escape”, duke arrestuar një 31-vjeçar të shpallur në kërkim për disa vepra të rënda penale.

I arrestuari është K. K(P)., banues në Lezhë, i cili ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burg nga Gjykata e Apelit të Shkodrës për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Gjithashtu, Gjykata e Lezhës kishte lëshuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Operacioni u krye nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në Tiranë, pas informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e tij. Pas arrestimit, 31-vjeçari do t’i dorëzohet Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme ligjore.