I shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, tentoi të hynte në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari në Morinë
- 31 May, 2025
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë kanë arrestuar 22- vjeçarin me ineciale D.P., i cili po hynte në Shqipëri.
Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijën e dytë në hyrje të vendit, rezultoi se i riu ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden Gjermani, pasi në shkurt 2025, Gjykata e Cologne-s në Gjermani, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këtë shtetas, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Grup kriminal” dhe “ Mashtrim”.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ