I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 60-vjeçari! Pritet ekstradimi për në Itali

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Epilogo” duke arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të autoriteteve italiane.

Në pranga ka rënë Fredi Arshi, alias Alfred Arshiaj, 60 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinos me 11 vjet e 6 muaj burgim për përfshirje në një organizatë kriminale që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.

Arrestimi i tij u bë në lagjen “10 Korriku” të Vlorës, pas një operacioni të organizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

Aktualisht, po bashkëpunohet për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 60-vjeçarit drejt Italisë.