I shpallur në kërkim ndërkombëtar për përdhunim, arrestohet në Laç 53-vjeçari me katër mbiemra

Policia ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “FOUR”, duke arrestuar në Laç një 53-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm.

Në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe kapjen e personave të kërkuar, Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe DVP Lezhë, arriti të identifikojë dhe të arrestojë shtetasin K. M., 53 vjeç, i cili përdorte katër mbiemra për t’iu shmangur drejtësisë: K. M., E. P., E. M., L. Ll.

I arrestuari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali. Gjykata e Apelit në Firenze e kishte dënuar atë me 7 vite, 4 muaj dhe 8 ditë burg, për veprat penale:

•Dhunë Seksuale,

•Emigracion i paligjshëm,

Shtetasi i arrestuar ndodhet në paraburgim, në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin e tij.

Policia garanton vijimin e operacioneve për kapjen e personave në kërkim dhe luftën kundër paligjshmërisë.