I shpallur në kërkim për atentate dhe …./ Kush është Ervis Cukali i arrestuar gjatë aksionit në Sarandë
Gjatë aksionit të policisë së Sarandës mbrëmjen e djeshme, u vunë në pranga tre të rinj, Endri Doku, Imer Gega dhe Ervis Cukali, ky i fundit ishte me precedent penal dhe i shpallur në kërkim.
Kush është Ervis Cukali?
Ervis Cukali është një person jo i panjohur për drejtësinë shqiptare pasi në automjetin ku udhëtonte së bashku me dy të tjerë në vitin 2022 iu gjet 21 kg eksploziv.
Më 28 Gusht 2022, Albi Mecini u kap në flagrancë në fshatin Vajkan, ku kishte lënë mjetin e tij pranë lëndës eksplozive, në një rrugë dytësore pranë rrethrrotullimit përballë qëndrës “Viva” në rrugën për tek vendi i quajtur “Safari”.
Ndërkohë që bashkëpunëtorët e tij, Ervis Cukali dhe Arafat Manërkolli, ishin duke u afruar pranë tij me një mjet tjetër pa targa, i trafikuar dhe me shasi të falsifikuar, brenda të cilës u sekuestruan 3 bidona me lëndë djegëse benzinë.
Sipas Prokurorisë, që i dërgoi 3 të rinjtë për gjykim më 7 Dhjetor 2024, ata kanë poseduar dhe trasportuar sasinë prej 21 kilogram e 265 gram eksploziv në qytetin e Fierit dhe dyshohet se do të kryenin atentat.
Gjithashtu organi i akuzës, informoi se të pandehurit, të cilët janë të dënuar më parë, dyshohet se janë përfshirë në ngjarje të rënda.
Gjatë aksionit në Sarandë u arrestuan shtetasit:
Endri Doku, 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”;
Imer Gega, 21 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”;
Ervis Cukali, 27 vjeç, banues në Kamëz, për veprat penale “Mos kallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, i cili rezultoi edhe person i shpallur në kërkim për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve luftarake”.