I shpallur në kërkim, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër, mbante armë zjarri
Një 19-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi posedonte armë zjarri kallashnikov.
Sipas policisë shtetasi A. Gj., 19 vjeç ishte i shpallur në kërkim më 30.05.2025 pasi blutë i kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri kallashnikov në automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Vijojnë kontrollet mbi bazën e inteligjencës policore, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Dyshohet se posedonte 2 armë zjarri kallashnikov, kapet dhe vihet në pranga 19-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:
A. Gj., 19 vjeç, banues në fshatin Kir.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 30.05.2025, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në një automjet, në një lagje të fshatit Kir, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 2 armë zjarri kallashnikov të cilat dyshohet se i posedonte shtetasi A. Gj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.