I shkaktoi humbjen më të dhimbshme në histori, Joachim Low drejt rikthimit në stol
Nuk kanë fund surprizat në listën e dëshirave të Federatës Braziliane për stolin.
Sipas asaj që raporton tabloidi gjerman “Bild”, kombëtarja “Selecao’ ka identifikuar Joachim Low si timonerin e mundshme për të ardhmen. Ulja në stol e një strategu si Low, pa skuadër që prej vitit 2021 mund të sjell përmirësime të mëdha për kombëtaren e Neymar me shokë.
Kjo pasi gjermani njeh deri diku mjaft mirë pikat e dobëta të kësaj skuadre, pasi 9 vite më parë i shkaktoi humbjen shokuese 7-1 në Kupën e Botës. 63-vjeçari Kampion Bote në vitin 2014 e shikon si mundësinë e mirë për tu rikthyer në stol, teksa do ishte një pasues ideal i Tite te Brazili.
Ndër emrat e tjerë të lidhur me kombëtaren Seleçao janë edhe profilet e Carlo Ancelottit, Pep Guardiolës dhe Zinedine Zidane. Ndërkohë, për ndeshjen e radhës, në pankinën e Brazilit do të drejtojë Mano Menezes.