I shkaktoi 1.2 milion euro dëm shtetit, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Arlind Gjokutajn

Prokuroria e Tiranës kërkon 2 vite burg për ish Sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, i arrestuar në muajin janar të vitit 2023.

Pas hetimeve për abuzimin me kompensimin financiar të një objekti të kompensuar më parë, organi i akuzës ka kërkuar dy vite burgim për ish sekretarin e ministrisë së financave.

Ky i fundit u hetua fillimisht me masën e sigurisë “arrest në burg” më pas Apeli e liroi, ndërsa prokurori Ndini Tavani kërkon që për veprën penale shpërdorim detyre sipas nenit 248 të kodit penal Gjokutaj të dënohet.

Vendimi shpallet në datë  17 tetor.