I sëmurë me bronkit, Papa Françesku shtrohet në spital! Vatikani: Do të vazhdojë kurimin
Papa Françesku është shtruar në spitalin Policlinico Agostino Gemelli në Romë për të vazhduar trajtimin kundër bronkitit. Zyra e shtypit e Vatikanit njoftoi se shtrimi u bë mëngjesin e sotëm, të premten, 14 shkurt, për të kryer disa teste të nevojshme dhe për të siguruar një trajtim më të specializuar në kushte spitalore.
Sipas burimeve nga Vatikani, transferimi në spital u krye pas përfundimit të seancave të tij në rezidencën e Casa Santa Marta. Gjendja e Papës po monitorohet nga mjekët dhe ai pritet të qëndrojë në spital për disa ditë.
Shtrimi i fundit në spital i Papës Françesku daton në qershor të vitit 2023, kur ai iu nënshtrua një operacioni në zorrë. Ai është rikthyer në spital edhe në nëntor 2023 dhe shkurt 2024 për kontrolle rutinë, por pa nevojë për qëndrim të gjatë.
Mjekët janë optimistë për gjendjen e tij, ndërsa Vatikani do të vijojë të japë përditësime të mëtejshme për gjendjen shëndetësore të Atit të Shenjtë.