I riu ndërroi jetë gjatë orarit të punës! Nisin hetimet për administratorin e kompanisë së internetit. 31-vjeçarin e zuri korrenti teksa po…
- 1 April, 2025
Administratori i kompanisë së internetit, në të cilën punonte 31-vjeçari që humbi dje jetën gjatë orarit të punës, po procedohet në gjendje të lirë.
Kujtojmë se 31-vjeçari ndërroi jetë dje, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë në Dibër ka njoftuar se janë bërë hetime lidhur me vdekjen e A. S., 31 vjeç, i cili humbi jetën duke pësuar aksidentalisht kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti. Pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 43 vjeç, administratorin e kompanisë së internetit ku punonte 31-vjeçari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.”
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, për veprime të mëtejshme.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ