EMRI/ I riu merret peng pas një konflikti në Lezhë, autorët largohen me makinë

Një person është marrë peng në aksin Lezhë-Tiranë, pranë autostradës së Laçit. Ngjarja është raportuar në Policinë e Shtetit përmes një telefonate, ku është njoftuar se një person i quajtur Dod Gjoka është rrëmbyer me forcë pas një konflikti para lokalit “Bezhi” në Lezhë.

Sipas informacioneve paraprake, autorët e dyshuar janë larguar me një automjet, targat e të cilit janë identifikuar nga autoritetet. Po ashtu, policia ka arritur të identifikojë edhe personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijojnë operacionin për kapjen e tyre. Hetimet janë në zhvillim për të zbardhur motivet e rrëmbimit.