I riu me sindromën Down ‘rremben’ medaljen e artë në Lojërat Olimpike Speciale

Shqipëria ka kampionin e saj edhe në Lojërat Olimpike Speciale, që po mbahen në Berlin prej datës 17 qershor.

Notari Gersi Troka ia ka dalë të bëjë një performancë të shkëlqyer në garën 200 metra stil i lirë në not, duke marrë medalje ari.  Në finale, i riu me sindromën Down doli të vendosë kohën më të mirë, duke marrë medaljen e parë të Artë për Skuadrën Speciale Shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë për notarin Gersi Troka, i cili edhe pse me aftësi ndryshe që ia del të marrë medalje në evente ndërkombëtare, pasi më parë shkëlqeu edhe në Europianin e Portugalisë ku u ngjit dy herë në podium.